Telegrafi

Jennifer Lawrence: Nuk më pëlqen seksi, jam germafobe

Getty Images

Ajo është njëra ndër femrat më të kërkuara të botës.

Jennifer Lawrence nuk lejon të shndërrojë veten në simbol të seksit.

(Getty Images)

Në një intervistë për britaniken The Sun, ajo zbuloi se bën shumë pak seks dhe se ajo është germafobe, pasi i detyron partnerët të kryejnë testin STI, transmeton KosovaPress.

Aktorja 27-vjeçare ka qenë në lidhje me Darren Aronofsky, Nicholas Hoult dhe Chris Martin.

(Getty Images)

Por, ajo tash thotë se e urren kontaktin fizik, përfshirë edhe shtrëngimin e duarve, pasi ajo ka frikë nga prekja nga sëmundje të ndryshme.

Germafobia është frika nga bakteret që shtyn personat t’i kushtojnë pastërtisë vëmendje të madhe. /KP/