Telegrafi

Habit me deklaratën e tij presidenti filipinas: Jam duke menduar të jap dorëheqje, jam lodhur (Video)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka deklaruar se është i gatshëm të jep dorëheqje pasi është lodhur nga kjo pozitë dhe angazhimet e shumta që po i ka.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me zyrtar të kabinetit, që kanë për qëllim të fillojnë programin e ri të punësimit, transmeton Telegrafi.

“Dua ta dini se jam duke menduar të jep dorëheqje sepse jam lodhur”, ka deklaruar Duterte duke shtuar se zëvendëspresidentja Leni Robredo, anëtare e Partisë Liberale nuk është e gatshme ta merr këtë përgjegjësi.

“Nuk kam asgjë kundër Robredos, ajo është juriste. Por, mendoj se ajo nuk mund t’ua përmirëson jetën qytetarëve”, ka shtuar Duterte.

Gjatë dy viteve të fundit, Duterte vazhdimisht ka deklaruar se do të jep dorëheqje në momentin që dikush arrin ta dëshmon se ai dhe fëmijët e tij janë të përfshirë në ndonjë aferë korruptive. /Telegrafi/