Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një status të tij në facebook ka kritikuar Policinë e Kosovës që ka dalë me deklaratë para se të jepet një raport mjekësia ligjore për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.
“Policia e Kosovës në Prizren doli me deklaratë për vdekjen e Astrit Deharit dhe thotë se vdekja e tij erdhi si pasojë e konsumimit të barnave të cilat e shkaktuan vdekjen. Tash e tutje s’kemi nevojë për mjekësinë ligjore – autopsinë – e cila do të duhej të vërtetonte shkaqet dhe arsyet e vdekjes së Astrit Deharit. Kjo më bën të dyshoj se si ka ardhur deri te vdekja e tij. Familjes së Astritit dhe të gjithë atyre që e ndajnë dhimbjen me Familjen Dehari ngushëllime”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/