Telegrafi

Haaland zhbllokon derbin ndaj Chelseat, në mesin e dy mbrojtësve shënon nga afër

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në derbin e javës së parë të Ligës Premier.

Zhvillohej minuta e 17-të, kur pas një aksioni të bukur, topi erdhi te Erling Haaland i cili e pranoi para zonës. 

Ai bëri një lëvzije dhe u fut në mes të dy mbrojtsëve për të shënuar për 1-0. 

 

Sulmuesi më i mirë i kampionatit anglez në dy vitet e fundit e nis edhe këtë sezon siç është më së miri. 

Chelsea tani është vënë në ndjekje të rezultatin, pasi nuk do të pajtohet me humbjen. /Telegrafi/