Site icon Telegrafi

Haaland zbulon emrin e yllit që do të përmirësonte Man Cityn

Sulmuesi i Manchester Cityt dhe Norvegjisë, Erling Haaland, e ka lavdëruar këtë javë bashkëkombësin e tij, yllin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Haaland ishte plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës kombëtare dhe rivalin e tij me klube në Ligën Premier.

Të dy do të takohen në Ligën Premier më 31 mars kur City do të përballet me Topçinjtë.

I pyetur në lidhje me përmirësimin e Cityt me Odegaard nëse ai nënshkroi ndonjëherë për ta, Haaland ishte i bindur.

“Po, unë mendoj kështu”, ka thënë fillimisht Haaland.

“Ai është një lojtar të mirë dhe një lojtar që luan për rivalët tanë. Ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re, kështu që nuk është një temë, por në City kemi shumë lojtarë më të mirë në botë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Exit mobile version