Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland ka vazhduar të vendosë rekorde në garën evropiane, Ligën e Kampionëve, pas golit të shënuar kundër Genkut të mërkurën.
19-vjeçari shënoi golin e fundit të skuadrës së tij, pasi kampionët austriak fituan 4-1 në Belgjikë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim në fazën tjetër.
Salzburgu tani zë vendin e vendin e tretë në Grupin E me shtatë pikë, me Napolin në të dytin me nëntë pikë dhe Liverpooli që zë vendin e parë me 10 pikë.
Goli i Haaland do të thotë që ai ka shënuar tani në të pesë ndeshjet e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke u bërë adoleshenti i parë në historinë e garave evropiane që shënon në pesë paraqitje radhazi në këtë garë.
Just Erling being Erling … #Haaland #GNKSAL pic.twitter.com/3amubmmYMw
— FC Red Bull Salzburg (@RedBullSalzburg) November 27, 2019
Vetëm ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, gjithashtu ka shënuar në të pesë ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku polaku i prinë garës me 10 gola deri tani, ndërsa Haaland është në vendin e dytë me tetë.
Haaland vendosi një tjetër rekord me golin e tij kundër Genk, pasi askush nuk ka arritur t’i shënoj tetë gola në pesë paraqitjet e tyre të para në Champions.
5 – Red Bull Salzburg’s Erling Haaland has become the first teenager in the history of the European Cup/UEFA Champions League to score in five consecutive appearances in the competition. Famous. #UCL pic.twitter.com/6YYNOVXFgb
— OptaJoe (@OptaJoe) November 27, 2019
I riu tejkaloi Diego Costan dhe Harry Kane, të cilët shënuan nga shtatë herë në pesë ndeshjet e para të ligës elitare evropiane.
Haaland nuk ka qenë ‘vrasës’ vetëm në Evropë, pasi norvegjezi tani ka të shënuara 27 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Kjo formë ka çuar në raportimin e interesit nga e gjithë Evropa, përfshirë Liverpoolin, Manchester Unitedin, Real Madridin, Barcelonën dhe Arsenalin.
Me një gol kundër Liverpoolit në ndeshjen e fundit të grupeve, Haaland do të bëhet vetëm lojtari i dytë që ka shënon në të gjitha gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve, duke iu bashkuar Cristiano Ronaldos.
Lewandowski gjithashtu mund ta arrijë këtë rekord nëse shënon në ndeshjen e fundit të Bayernit ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/