Skuadrat e mëdha angleze po vazhdojnë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po luajnë edhe ndeshje kontrolluese.
Dy gjigantët anglezë, Manchester City dhe Chelsea janë përballur në Ohioi Stadium në Columbus, ku kampioni në fuqi ka qenë i pamëshirshëm.
City triumfoi në këtë ndeshje miqësore me rezultat 4-2, edhe pse fillimisht krijoi epërsi prej katër golave.
Finishing up with a win over Chelsea tonight in Columbus, Ohio! 🙌
🧵 (4/4) pic.twitter.com/G88mZiOVbp
— Manchester City (@ManCity) August 4, 2024
Erling Haaland realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave 3′ dhe 5′ për t’i dhënë epërsinë fillestare Cityt.
City edhe në pjesën e dytë realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave, ku Oscar Bob realizoi fillimisht para se Erling Haaland të kompletoj het-trikun në minutën e 56-të.
Krejt çfarë bënë londinezët ishin dy golat e realizuar nga zëvendësuesit Raheem Sterling dhe Noni Madueke. /Telegrafi/