Telegrafi

Haaland pretendon se do t’ia besonte jetën Balotellit nëse ajo do të varej nga ekzekutimi i një penalltie

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka zbuluar se heronjtë e tij të fëmijërisë janë Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Balotelli, madje duke pretenduar se këtij të fundit do t’i besonte ‘jetën e tij’.

22-vjeçari ka pushtuar futbollin anglez këtë sezon, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat që nga ardhja nga Borussia Dortmund në verë.

Haaland do të përballet me provën më të vështirë të karrierës së tij te City deri më tani, kur të luajë kundër Liverpool në Anfield të dielën pasdite.

Përpara asaj ndeshjeje të madhe, ai u ul me mediumin Sky Sports për të folur në thellësi rreth edukimit dhe jetës së tij personale në një intervistë të rrallë.

Gary Neville e ndihmoi reprezentuesin norvegjez të hapej për të gjitha aspektet e jetës së tij jashtë fushës, duke përfshirë edhe atë që ai kishte idhuj si fëmijë.

Babai i Haaland, Alf-Inge, është një ish-futbollist dhe ishte i zgjedhuri i parëm ndërsa Erling vazhdoi të emërojë Ibrahimovicin dhe, çuditërisht, Balotellin.

“Përveç babait tim, ndoshta Zlatan Ibrahimovic”, ka thënë fillimisht Haaland përpara se t’i shfaqej pamjet e tij të veshur me fanellën me numrin 45.

Ky ishte numri i fanellës që Balotelli mbante gjatë gjithë karrierës së tij, por më i famshmi te City midis viteve 2010 dhe 2013.

Haaland u pyet se kujt do t’i besonte ‘jetën e tij’ në rast se ajo vendoset nga ekzekutimi i një penalltie. Dhe, zgjidhja ishte e lehtë.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund-it tha emrin e vetë para se të hidhte në kapelë emrin e Balotellit, i cili ka një rekord të përsosur nga pika e bardhë, duke shënuar të 19-të gola nga po aq goditje në karrierën e tij.

 

“Me siguri do të më duhej të thosha veten pasi i besoj shumë vetes. Nëse jo ka disa të mira, mendoj se duhet të them ndoshta Mario Balotelli sepse ai ishte ndoshta më i miri që kam parë ndonjëherë si gjuajtës i penalltisë”.

“Ju mbani mend të gjitha ato që ai bëri? I çmendur. Ai në fakt ishte një njeri shumë i mirë, kështu që ndoshta unë ose ai”, përfundoi norvegjezi.

Ndryshe. Haaland ka shënuar kundër çdo ekipi ndaj të cilit ka luajtur këtë sezon, përveç Bournemouthit. /Telegrafi/