Erling Haaland bëri një deklaratë shpërthyese në transmetim direkt, pas debutimit të tij në Ligën Premier për Manchester Cityn.
City kontrolloi lojën nga fillimi në fund, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës doli fituese 2-0, me norvegjezin që i shënoi të dyja në udhëtim te West Hami.
Reprezentuesi norvegjez mund të kishte realizuar një het-trik, por nuk ishte në gjendje të shënonte një gol të tretë përpara se të humbiste një shans të artë në minutën e 78-të.
Pas ndeshjes, Haaland shprehu zhgënjimin e tij që nuk shënoi tre gola duke përdorur një gjuhë mjaft shpërthyese.
“Duhet të kisha qenë aty për pak (për rastin e humbur) para se të largohesha, por kështu është” , deklaroi fillimisht ai.
Gazetari i Sky Sports, Geoff Shreeves e paralajmëroi Haaland për gjuhën e tij, Haaland u përgjigj me: “Ah m**t, më fal”, përpara se dyshja të shpërthente në të qeshura.
2️⃣ goals on his @premierleague debut ✅
⚒️ 0-2 🔵 #ManCity pic.twitter.com/KQPBdxAtQr
— Manchester City (@ManCity) August 7, 2022
Haaland është padyshim një personazh i vërtetë brenda dhe jashtë fushës.
Për performancën e përgjithshme të ekipit, Haaland tha se ishte një fillim i mirë i sezonit.
Ai shtoi: “Ishte një fillim i mirë. Është ende në fillim të sezonit, kështu që është mirë të marrësh minuta. Ne e pamë potencialin kundër Bayernit (në parasezon) dhe kundër Liverpoolit ishte pak më e ulët, por do të vijë me lojëra. Kalimet do të vijnë. Duhet të ishte më shumë sot, një fillim në rregull”.
“Ka të bëjë me lidhjet në stërvitjen e përditshme dhe praktikimin e kësaj. Do të shkojmë më mirë se kjo, nuk jam i shqetësuar”, potencoi ai.
Një paralajmërim i fortë për skuadrat e mbetura jo vetëm në Ligën Premier, por edhe në mbarë Evropën, pasi Haaland dhe City do të thotë shpërthejnë në këtë sezon. /Telegrafi/
lmao at that Haaland interview.
"… it's a bit shit"
"Steady with the language"
"Ah shit, sorry" pic.twitter.com/g2uVgkjlFn
— Danny (@MCFCDubs) August 7, 2022
2 goals ⚽
Man of the Match 🏆
A great Premier League debut for Erling Haaland 🙌 pic.twitter.com/9hoRNGoAvv— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 7, 2022