Site icon Telegrafi

“Haaland nuk ka respekt për kundërshtarin apo futbollin”, Goretzka zbulon se norvegjezi i ka lëshuar gazra në ndeshjen Bayern-City

Tashmë është publikuar videoja ku Erling Haaland kishte lëshuar gazra para Leon Goretzkas në takimin mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

City mundi Bavarezët 4-1 në rezultat të përgjithshëm për të siguruar vendin e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në fillim të këtij muaji.

Haaland shënoi në rikthimin e tij në Gjermani dhe disa javë pas ndeshjes së dytë, një video e fenomenit norvegjez u është bë virale.

Lexo po ashtu Bëhet virale videoja kur Haaland lëshoi gazra përball Goretzkas - gjermani nuk mund ta duronte aromën

Tifozët në internet ishin të bindur se superylli i Man City lëshoi gazra përball Goretzkas, i cili mund të shihej duke mbajtur hundën e tij dhe duke u larguar nga norvegjezi.

Tani, lojtari gjerman e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se ai nuk e bëri një herë, por disa herë.

“Haaland nuk ka respekt për kundërshtarin apo futbollin. Ai lëshonte gazra sa herë që i afroheshim në ndeshjen e fundit. E bëri atë më shumë se një herë!”, ka zbuluar anëtari i Bayernit.

Sulmuesi do të përballet në raundin tjetër me Real Madridin, dhe mbetet të shihet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj lojtarëve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version