Site icon Telegrafi

Haaland: Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kaq mirë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka pranuar se sezoni i tij i parë në Ligën Premier i ka tejkaluar pritshmëritë e tij.

Kur Haaland mbërriti në Ligën Premier, shumë veta dyshonin nëse ai mund të shënonte me shpejtësinë që kishte arritur në Bundesligën gjermane.

Në vend të kësaj, ish-ylli i Borussia Dortmundit ka arritur një nivel edhe më të lartë, duke shënuar 52 gola në 51 ndeshje për Cityn këtë sezon.

Lexo po ashtu Gara për golashënuesin më të mirë në Evropë – diferencë e madhe e vendit të parë

“Kanë mbetur edhe dy finale, ne duhet të qëndrojmë të fokusuar edhe pse fituam Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Haaland.

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar për të arritur atë që mund të arrijmë në dy finalet e ardhshme. Do të bëj gjithçka që mundem për të arritur gjëra të mira në finale dhe shpresoj t’i fitoj të dyja”.

“Është një gjë e mirë të jesh favorit (kundër Interit), sepse kjo do të thotë se ne kemi kualitete, duhet të sulmojmë ndeshjen në mënyrën tonë, të luajmë futbollin tonë dhe në fund do të shohim se kush e fiton atë”.

Lexo po ashtu Erling Haaland shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ nga gazetarët sportivë në Angli

Ai foli edhe për fitimin e çmimit “Lojtarit të Vitit”.

“Ndihem mirë, është një moment i veçantë. Prisja të bëja gjëra të mira, por nuk e prisja ta bëja këtë”, përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version