Telegrafi

Haaland nuk e harron vendin e tij, të gjitha bonuset me kombëtare ua dhuron tri klubeve norvegjeze

Erling Haaland është kthyer në një protagonist të jashtëzakonshëm, tani edhe te Norvegjia me golat e tij.

Këtë të martë, ai shënoi het-trik kundër Gjibraltarit në fitoren 5-1.

Pesë gola në tre ndeshje, janë shifra të mira për sulmuesin norvegjez, ndërsa ai është pse është kthyer në njërin prej më të mirëve në rolin e tij, Haaland nuk e harron vendlindjen.

Ai ka vendosur të dhurojë të gjitha bonuset e tij për tre klube modeste norvegjeze.

Rosseland BK, Bryne FK dhe Grorud janë klubet që do të përfitojnë nga parat që ka dhuruar Haaland.

Sulmuesi është shumë afër kualifikimit me Norvegjinë për një Kupën e Botës, pas 24 vitesh. Haaland është bërë një burim krenarie për Norvegjinë, jo vetëm për futbollin e tij të mirë dhe për ngjitjen e skuadrës kombëtare, por edhe pse nuk e harron vendin e origjinës së tij.

Nordikët janë të dytët në grupin G, me pikë të barabartë me Holandën (13 pikë).

Tani ata kanë dy ndeshje kundër Turqisë dhe një tjetër kundër Holandës, dhe në rast se i fitojnë, Norvegjia siguron kalimin në Katar 2022. /Telegrafi/