Site icon Telegrafi

Haaland me mesazh të qartë për luftën në Rripin e Gazës: Asnjë fëmijë i pafajshëm nuk meriton të vdesë

Një nga futbollistët më të mirë në botë, norvegjezi Erling Haaland, ka postuar në Instagram dhe duke dërguar një mesazh më se të qartë për konfliktin në Rripin e Gazës dhe vrasjen e fëmijëve.

Sulmuesi i Manchester City ka postuar foton në rrjetet sociale me dy fëmijë që i mbante në dorë.

“Asnjë fëmijë i pafajshëm nuk meriton të vdesë”, shkroi Haaland në Instagram.

Mesazhi u dërgua në mes të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, ku izraelitët kanë bombarduar atë rajon çdo ditë për më shumë se një muaj, duke vrarë fëmijë dhe civilë të pafajshëm.

Ai bëri thirrje për paqe dhe përfundimin e armiqësive, të cilat ne të gjithë shpresojmë se do të pasojnë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version