Site icon Telegrafi

Haaland kritikohet për injorimin që bëri ndaj një grupi të tifozëve të Fluminenses

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland është kritikuar për sjelljen e tij ndaj një grupi të tifozëve të ekipit brazilian Fluminense, para finales së Kupës së Botës për Klube.

Kampioni i Ligës Premier do të ballafaqohet me gjigantin brazilian sot (e premte) në Arabinë Saudite, pasi mposhtën Uraëa Red Diamonds me rezultat 3-0 në gjysmëfinale.

Fatkeqësisht, Guardiola nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e Haaland, De Bruyne dhe Doku shkaku i lëndimeve.

Sidoqoftë, Haaland është bërë temë në Brazil pasi ai injoroi një grup të fëmijëve në Jeddah.

Sulmuesi norvegjez u filmua duke u endur në një qendër tregtare, teksa një grup fëmijësh e ndiqnin atë nga mbrapa.

Një raportim nga revista e famshme braziliane Globo Esporte, ka marrë një intervistë të Giovanna Costi, e cila është e martuar me mesfushorin e Fluminenses, Henrique Ganso.

Ajo e ka përshkruar si të “tmerrshëm” momentin kur Haaland refuzoi që të bëjë një foto me djalin e saj dhe refuzoi që të takohet me ata.

Lexo po ashtu Plani B i Real Madridit nëse nuk arrihet transferimi i Kylian Mbappes ose Erling Haaland

“Ishte e tmerrshme. Henrico është i tmerruar. Ai ishte një tifoz i tij. Ai tani nuk dëshiron as që ta përmend emrin e tij”.

“Aty ishin vetëm gjashtë fëmijë, ata nuk mund t’i afroheshin, ai nuk i përshëndeti as nga larg. Ai pretendoi se ata nuk ekzistonin fare”, ka thënë ajo.

Si pasojë e një lëndimi, Haaland ka humbur disa ndeshje por së fundmi ishte rikthyer në stërvitje duke dhënë sinjal se rikthimi i tij në fushë po afrohet./Telegrafi/

Exit mobile version