Erling Haaland realizoi një dopietë në fitoren e thellë 5-1 të Dortmundit ndaj Freiburgit të premten.
Haaland ka vazhduar me numra të pabesueshëm me fanellën e Dortmundit, tani duke realizuar 78 gola në 77 paraqitje në të gjitha garat.
Pas ndeshjes, Haaland nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth së ardhmes së tij.
Norvegjezi ka refuzuar të flas për të ardhmen, por ai thjesht ka theksuar se dëshiron vetëm të luajë futboll për momentin.
“Borussia Dortmund tani po më shtyn të marr një vendim për gjërat… por unë thjesht dua të luaj futboll. Kjo ndoshta do të thotë që së shpejti do të më duhet t’i nis gjërat”, deklaroi ai.
Erling Haaland: “Borussia Dortmund have started to put lot of pressure on me. They want me to decide now. And so… yeah, things will happen NOW. Even if I only wanted to focus on football and play football”. 🟡 #Haaland
Full interview ⤵️ @JanAageFjortoftpic.twitter.com/ZE8Bme8R0m
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 14, 2022
“Unë kurrë nuk kam folur deri më tani për të respektuar klubin”, është shprehur 21-vjeçari.
Haaland ka realizuar 15 gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 13 paraqitje të zhvilluara në Bundesliga këtë sezon. /Telegrafi/