Telegrafi

Haaland është i pandalshëm: Ai tashmë ka kaluar Messin dhe Ronaldon

Erling Haaland është duke shijuar një sezon mjaft të pabesueshëm në Borussia Dortmund, dhe ai ka regjistruar disa statistika seriozisht mbresëlënëse gjatë gjithë kësaj kampanje.

Sulmuesi norvegjez është duke shpërthyer në futbollin gjerman dhe me vetëm 20 vite, të gjitha klubet e mëdha duan ta kenë në skuadër.

Dy golat e Haaland në finalen e DFB-Pokal e çuan skuadrën e tij në një fitore 4-1 ndaj RB Leipzig , e cila e pa atë të ngrinte trofeun e tij të parë me Dortmundin.

Ndeshja do të mbahet mend kryesisht për golin e tij të parë të lojës, i cili të kujtonte legjendën braziliane Ronaldo Nazario , ndërsa ai e kaloi mbrojtësin e Leipzig, Dayot Upemecano, përpara se ta çonte bukur topin në këndin e poshtëm.

Haaland ka tejkaluar disa nga sulmuesit kryesorë të futbollit evropian këtë sezon, duke nënvizuar më tej se çfarë talenti të veçantë është ai në të vërtetë.

Ai shënoi 10 herë në Ligën e Kampionëve këtë vit, që është pesë më shumë se ylli i Bayern Munchen Robert Lewandowski , ka dy gola më shumë (39) se Lionel Messi (37) këtë sezon dhe ka shënuar më shumë herë (22) sesa Cristiano Ronaldo (19).

Të gjitha këto statistika bëhen edhe më mahnitëse kur merret parasysh se sa i ri është Haaland , me shumë njerëz që thonë se ai do të bëhet edhe më i mirë.

Nëse ai vazhdon në këtë drejtim, ai mund të jetë një nga sulmuesit më të mirë që ky sport ka parë në dekada.

Të dyja, Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuara në Haaland këtë verë pasi të dy palët kërkojnë të rindërtojnë skuadrën përpara sezonit të ri, me Manchester Cityn që gjithashtu është duke qëndruar rreth tij si një zëvendësues i mundshëm i Sergio Agueros, i cili do të largohet nga klubi kur kontrata e tij skadon më qershor 30.

Dortmund ka deklaruar se ata nuk duan të shesin lojtarin dhe planifikojnë të fillojnë sezonin e ri me Halaand, megjithatë thuhet se ekziston një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro e cila do të hynte në fuqi në verën e vitit 2022. /Telegrafi/