Site icon Telegrafi

Haaland dhe Acerbi u përfshinë në një ‘incident’ interesant pas ndeshjes

Erling Haaland dhe Francesco Acerbi u përfshinë në një bisedë sa të nxehtë, por aq gazmore pas barazimit pa gola të Manchester City kundër Interit.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma përfundoi në një ngërç pasi pikët u ndanë në Etihad Stadium.

Haaland, i cili ka shënuar nëntë gola mbresëlënës deri më tani në Ligën Premier këtë sezon, nuk arriti të lë gjurmë kundër gjigantëve të Serie A.

Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Yann Aurel Bisseck mbajtën nën kontroll sulmuesin norvegjez, i cili pati një dalje frustruese.

Pas vërshëllimës së fundit, Haaland u ‘përball’ me Acerbin, të cilit iu ankua se shumë herë e kishte tërhequr fanellën e tij gjatë ndeshjes evropiane.

Haaland tërhoqi fanellën e Acerbit përpara se të tërhiqte pjesën e sipërme të tij për të demonstruar se çfarë ndodhi gjatë lojës dhe për t’i thënë se do t’ia jap fanellën e kërkuar.

 

Pasi lojtari i Interit bëri shenjën ‘dy’ me gishtat e tij, duke aluduar se i ka tashmë dy, Haaland dukej se i tha atij të “q***j” në një shkëmbim të lehtë fjalësh në një situatë gazmore.

Haaland duroi një natë të qetë kundër Interit teksa luajti gjatë gjithë ndeshjes, por kishte vetëm 14 prekje të topit, duke grumbulluar vetëm një goditje në portë.

City kthehet në Ligën e Kampionëve më 1 tetor kur do të përballet me Slovan Bratislavën, ndërsa rifillojnë sezonin e tyre në Ligën Premier të dielën kur presin rivalët e Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version