Site icon Telegrafi

Haaland apo Mbappe – legjenda e Interit, Diego Milito flet rreth debatit për sulmuesin më të mirë

Legjenda e Interit, Diego Milito, është futur në debatin se kush është sulmuesi më i mirë mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Ish-sulmuesi i Interit preferon Mbappen para Haalandit pasi francezi ka aftësinë për të krijuar gola për vet, ndërsa sulmuesi i Manchester City ka nevojë për asistime për të shënuar gola.

“Kështu si jam, gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë lojtarët që mund ta zgjidhin vetë situatat. Dikush si Haaland, i cili është thjesht shkatërrues, gjithmonë ka nevojë për asistime nga shokët e tij. Mbappe nga ana tjetër, nganjëherë golin e ndërton vetë, nga hiçi, por në të njëjtën mënyrë di të japë asistime dhe të gjejë gola”.

“Ndoshta francezi, për eksplozivitetin e tij, ka diçka nga Ronaldo “Fenomeni”, i cili për mua pas Messit është më i madhi nga të gjithë”.

“Struktura fizike e norvegjezit të bën të mendosh, në vend të kësaj, për qendërsulmues të tjerë të përmasave: një Vieri në Itali apo një Martin Palermo në Argjentinë. I fuqishëm dhe i pabesueshëm brenda zonës së penalltisë. Haaland e solli këtë model në një epokë të re dhe një dimension të ri”, ka thënë Milito për Gazzetta dello Sport.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjithashtu kishte përmendur se ylli i tij ka nevojë që shokët e skuadrës që të shënojnë gola kur e krahasojnë atë me Lionel Messin dhe sugjeroi se argjentinasi është përtej çdo krahasimi.

Të dy yjet aktualisht janë duke udhëhequr garën e Këpucës së Artë në ligat e tyre përkatëse.

Mbappe ka shënuar 8 gola në po aq ndeshje në Ligue 1, Haaland ka shënuar 14 herë në 8 ndeshje të Ligës Premier./Telegrafi/

Exit mobile version