Viktor Gyokeres është sulmuesi i momentit në Evropë, pasi ai shënon e asiston pa ndalë me fanellën e Sporting Lisbonës, por edhe me kombëtaren suedeze.
Ylli suedez së fundmi ka marrë çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në Suedi.
26-vjeçari ka qenë më parë pjesë e futbollin anglez ku dështoi te Brighton, derisa kaloi kohë huazimi edhe te Coventry dhe Swansea para se të bëjë shpërthimin në kryeqytetin portugez.
Në 25 ndeshje zyrtare, Gyokeres ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
“Unë nuk luaj në Ligën Premier si të tjerët, por kam bërë më të mirën që mundem aty ku jam”, tha Gyokeres.
“E kam treguar edhe në Evropë, në Ligën e Kampionëve dhe me kombëtaren, kështu që nuk ishte vetëm në Portugali”, deklaroi suedezi.
Gyokeres është lidhur me shumë klube evropiane si Chelsea, PSG, Man Utd, Man City, Arsenal, Liverpool dhe Barcelona. /Telegrafi/