Aktorja Nurgul Yesilcay është bërë mjaft e njohur edhe për publikun shqiptar.’
Ajo mori më shumë famë nga roli i ‘Gylserenit’ në serialin “Fate të Kryqëzuara”, i cili pati një shikueshmëri mjaft të madhe në trevat shqiptare.
Menaxheri i aktores Emre Çevik, informoi publikun se aktorja po bëhet gati të rikthehet sërish në ekran, duke u bërë pjesë e një seriali të ri turk, që do të publikohet shumë shpejt.
Mirëpo, Nurgul Yesilcay, është futur në telashe të mëdha së fundmi, kjo pasi një nga dyqanet e saj të hapur së fundmi në Izmir, është sekuestruar.
Bëhet fjalë për një dyqan me fustane nusërie, të cilin aktorja e ka së bashku me motrat e saj.
Aktorja Yesilcay është përjashtuar për shkak të borxhit prej 10 mijë funtesh në një kompani që prodhonte veshjet e dasmës, kompani e cila thuhet se ka mbyllur dje dyqanin e saj të veshjeve.
Nurgul është shprehur se kjo që ka ndodhur ka ndikuar te familja e saj, së cilës është duke i qëndruar pranë pas këtij rasti. /Telegrafi/