Site icon Telegrafi

“Gylsereni” do t’i marr 60 mijë euro pa e thënë as edhe një fjalë

Nurgul Yesilcay është një prej aktoreve më të mira turke, e cila ka bërë për vete publikun shqiptar në saje të rolit të Gylserenit në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Ajo muaj më parë ka përfunduar një seancës disamujore gjyqësore shkaku i largimit prej serialit ndërsa së fundi ka nënshkruar kontrata të reja rreth projekteve filmike.

Aktorja 41-vjeçare raportohet se së fundi ka arritur një marrëveshje që kap vlerën e 60 mijë eurove, ku nuk do të flasë asnjë fjalë.

Siç shkruan gazeta e përditshme turke “Sabah”, Nurgul do t’i marr prej një projekti filmik iranian.

Ajo do të marrë pjesë në xhirimet e lmit “Xhindi i bukur i Jedullah”, një prodhim i producentit Bayram Fazli.

Sipas skenarit të punuar, aktorja do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për të luajtur rolin e Dilarës, e cila, për shkak të një traume të rëndë që ka kaluar, nuk arrin dot të flasë.

Theksojmë se vlera ende nuk është ende zyrtare pasi që nuk është konfirmuar nga aktorja apo producentët. /Telegrafi/

Exit mobile version