Telegrafi

“Gylsereni” i rikthehet teatrit, nuk ka oferta për seriale

Nurgul Yesicay është një ndër aktoret më të famshme turke në trojet shqiptare.

Ajo u bë e famshme në saje të rolit të “Gylserenit”, ku u shfaq në një ndër serialet më të shikuara, “Paramparca”.

Bukuroshja tash e sa kohë është në lidhje të qëndrueshme dhe të lumtur me regjisorin, Necati Kocabay.

Aktorja kohë pas kohe realizon lidhje direkte me fansat përmes rrjeteve sociale gjersa së fundi [shtë përgjigjur në disa prej pyetjeve të tyre.

Në njërën prej tyre është pyetur rreth projekteve të reja filmike si dhe serialeve, ku ka dëshpëruar fasnat me lajmin që u ka kumtuar.

“Ka disa gjëra, por zemra më flenë në teatro. Këtë vit do të më shihni në skenë, në seriale jo dhe aq”, ka shkruar artistja në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/