Site icon Telegrafi

‘Gylsereni’ pranon propozimin për martesë të Necati Kocabayt

Aktorja Nurgul Yesilcay është parë teksa ka pasur një darkë romantike me të dashurin, Necati Kocabay.

Dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Sipas burimeve të Haberturk, Necati tashmë i ka propozuar bukuroshes dhe kjo e fundit e ka pranuar me kënaqësi duke thënë “Po”.

Madje, dyshja ka nisur përgatitjet për dasmë që pritet të mbahet në qytetin e Stambollit, në prani të miqve dhe familjarëve.

Theksojmë se aktorja që njihet më mirë në Kosovë si Gylsereni, tashmë pas vetes ka lënë një martesë me Cem Ozerin.

Lexo po ashtu 'Gylserenit' të serialit "Fate të Kryqëzuara" i sekuestrohet pasuria për shkak të borxheve

Ndryshe, Yesilcay është duke punuar në projekte të reja të serialeve që po shfaqen me sukses në kanalet televizive turke dhe më gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version