Tashmë më nuk po e fshehin lidhje e tyre romantike, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë në jetë.
Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay, e cila është në lidhje me producentin filmik turk, Necati Kocabay.
Madje, dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.
Së fundi, aktorja që më mirë te shqiptarët njihet me rolin e Gylserenit, ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.
“Para dhe pas pushimeve”, ka shkruar përbri dy imazheve – njërit të ngrysur – tjetrit të lumtur.
Ndryshe, artistja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/