Nurgul Yesilcay është një nga aktoret më të njohura në Turqi, ndërsa për publikun shqiptar ajo njihet si ‘Gylsereni’ nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparca”).
Para disa ditësh aktorja e njohur, i shokoi fansat e saj me një fotografi që kishte postuar ku shihej me flokë të hequra tërësisht.
Nuk dihej nëse bëhej fjalë për ndonjë rol, por u përfol se kishte sëmundje të rëndë, transmeton noa.al.
Megjithatë kjo me sa duket nuk është e vërtetë, pasi ‘Gylsereni’ së fundmi ka postuar në Instagram një fotografi.
Ajo shihet tejet e bukur, natyrale dhe e buzëqeshur së bashku me një tjetër person.