Telegrafi

“Gylsereni” konfirmon: Jam e lumtur, së shpejti do të martohem

Tashmë më nuk po e fshehin lidhje e tyre romantike, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë në jetë.

Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay, e cila është në lidhje me producentin filmik turk, Necati Kocabay.

Madje, dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Këtë e ka konfirmuar vetë aktorja duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pasi i kishte rastisur në rrugët e Stambollit.

“Gjithçka po shkon siç kemi planifikuar. Fëmijët dhe Necati kanë krijuar një marrëdhënie të shëndosh”, tha fillimit aktorja turke.

“Gylsereni”, siç njihet më mirë te shqiptarët, ka konfirmuar shkrimet e mediave se “kam pranuar propozimin për martesë dhe se shumë shpejt do të kurorëzohemi”.

Ndryshe, Nurgul tashmë është duke punuar në projekte të reja të kinematografisë turke. /Telegrafi/