Telegrafi

‘Gylsereni’ bën rolin e modeles dhe duket bukur (Foto)

Aktorja e famshme turke, Nurgul Yesilcay, e njohur për te ne për rolin e Gylserenit në serialin “Paramparça”, ka mahnitur me imazhet e fundit.

Ajo ka realizuar një fotosesion për një butik të njohur ku reklamon veshjet dhe çantat, ndërsa me lëvizjet që ka bërë nga njëri imazh në tjetrin, duket mbresëlënëse, transmeton Lajmi.net.

Ajo duket bukur edhe si modele (InstaStory)

Ndryshe imazhet e fundit aktorja i ka publikuar edhe në rrjete sociale e nuk kanë munguar komentet pozitive nga fansat e shumtë të saj.

Nurgul është aktore shumë suksesshme dhe e pëlqyer për rolet e saja në seriale, ndërsa për publikun shqiptar në vitet e fundit njihet nga seriali “Fate të kryqëzuara”, aty ku me rolin e saj ka rrëmbyer shumë zemra fansash.