Site icon Telegrafi

“Gylseren” sërish drejt altarit

Nurgul Yesilcay së shpejti do të përfundojë në altarin e martesës.

Aktorja e famshme turke është shprehur se po planifikon të kurorëzojë lidhjen me producentin Necati Kocabay.

Madje, bukuroshja ka bërë edhe një hap më tutje duke i prezantuar të dashurin djalit të saj, Osman Nejat.

Këtë të fundit zeshkania e ka nga martesa e mëparshme me Cem Ozer, e cila përfundoi me shkurorëzim para tetë vjetëve.

“Çdo gjë po shkon mirë”, u tha aktorja gazetarëve duke shtuar se “Po mendojmë të martohemi.”

Gjersa për ish-bashkëshortin, aktorja tha se ka marrëdhënie të mirë pasi që së bashku kanë një fëmijë.

“Kemi mbajtur marrëdhënie miqësore sepse kemi një djalë së bashku”, shtoi Nurgul.

Aktorja është e njohur më shumë për rolet si Sulltanesha Kosem dhe Gylseren në filmin ‘Fate të kryqëzuara’. /Telegrafi/

Exit mobile version