Site icon Telegrafi

Gylseren pranon e penduar se e ka përdorur botoxin

Aktorja ishte në qendër të vëmendjes së medieve turke që spekulonin se ka pësuar ndërhyrje estetike.

Ajo gjatë gjithë kohës pohon se kujdesej për veten me produkte natyrale, por Nurgul Yeşilçay hasi në vështirësi që t’i bindte fansat për këtë pas disa fotografive, ku dukej në fytyrë më e fryrë se zakonisht.

Shumë media dhe fansa janë të bindur se Gylseren i është nënshtruar një botoxi, të cilën gjë edhe vetë 42-vjeçarja e ka pranuar se i është nënshtruar ndërhyrjes për të përmirësuar pamjen.

Por, duket se bukuroshja nuk e ka marrë rezultatin e kërkuar dhe se ka hequr dorë prej përmirësimeve artificiale të trupit.
Ajo zbuloi se ka filluar të përdorë një lloj kremi natyral me përbërje nga mëlçia e peshkaqenëve.

Ajo për një kohë shumë të shkurtër ka marrë rezultat mjaft pozitiv, aq sa jo vetëm i ka eliminuar shenjat e moshës.

Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shfaqen gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version