Telegrafi

Gyler: Turqia e gatshme për investime në Kosovë

Së bashku me ministrin Gyler ishin edhe gjashtë përfaqësues të bizneseve nga Turqia dhe Samil Ayrin, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Fondacionit Marmara.

Kryetari Beqaj ka vlerësuar se Kosova ka bashkëpunim me ndërmarrjet turke por se ky bashkëpunim duhet të intensifikohet në të ardhmen.

“Kosova vend i varfër por me shumë mundësi për të bashkëpunuar dhe investuar në të”, ka thëne Beqaj.

Ai ka vlerësuar se Kosovën dhe Turqinë i lidhin feja dhe historia dhe këto elemente duhet shfrytëzuar për intensifikimin e bashkëpunimit.

Ministri Gyler ka thëne se janë iniciuar disa projekte në sektorin e energjetikës si është për shembull çështja e minierave dhe prodhimi i thëngjillit dhe ka theksuar se në të ardhmen mendohet për projekte të ngjashme në infrastrukturë dhe edukim.

Beqaj i ka informuar mysafirët nga Turqia për mundësitë e investimeve në Kosovë, në procesin e privatizimit, në dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në ndërtimin e hidrocentraleve. /Telegrafi/