Telegrafi

Gyan zëvendësues i Torres?

Sipas News of the World, pas paraqitjeve fantastike të Gyan në Botërorin e sivjetmë, vlera e tij është rritur në 20 milionë funte. Ai madje është dhe në nominimet për futbollistin më të mirë të Botërorit.

Këto paraqitje kanë bërë që Liverpooli të përgatitet për një largim të Torresit dhe një transferim të Gyanit. Nga ana tjetër Roy Hodgson është duke u përpjekur për Joe Cole, por sipas spekulimeve të fundit ai preferon të shkojë në La Liga apo Serie A. /Telegrafi/