Telegrafi

Gwyneth Paltrow, ylli i “Contagion” ironizon me coronavirusin: Unë kam qenë tashmë në këtë film

Aktorja e Hollywoodit, Gwyneth Paltrow, ka dhënë një version të sajin lidhur me sëmundjen e mushkërive apo coronavirusin që tanimë ka përhapur panik në mbarë botën.

Gwyneth Paltrow, e cila luajti në filmin “Contagion” në vitin 2011, postoi një fotografi të vetes në Instagram të mërkurën, duke treguar se ajo kishte një maskë në fytyrë ndërsa ishte në aeroplan.

“Rrugës për në Paris”, shkruan ajo. “Paranoid? Panik? Pandemik? Propaganda?”. Paltrow do të vazhdojë përpara dhe të fle me këtë gjë në aeroplan.

“Unë kam qenë tashmë në këtë film”, shton ajo. “Qëndroni të sigurt. Mos i shtrëngoni duart. Lani duart shpesh”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gwyneth Paltrow

Maska e Paltrow duket se ishte një model që kushton 99 dollarë, njoftoi Los Angeles Times.

Aktorja Kate Hudson po ashtu postoi një fotografi të ngjashme për veten e saj, por me një përshkrim në dukje më të matur, “Udhëtimi 2020”.

Fansat e filmit e dinë se në “Contagion”, me regji nga Steven Soderbergh, personazhi i Paltrow vdes nga një sëmundje misterioze pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim pune.

Por, përhapja e koronavirusit të këtij viti nuk është film. Përhapja e virusit, i quajtur edhe COVID-19, ka infektuar më shumë se 82,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar rreth 2.800 vdekje, sipas zyrtarëve shëndetësor. /Telegrafi/