Telegrafi

Gwyneth Paltrow pozon krejtësisht e zhveshur në ditëlindjen e saj

Gwyneth Paltrow (Foto: Instagram/gwynethpaltrow)

Aktorja e famshme hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar ditëlindjen e saj.

Ylli i njohur për role të shumta dhe çmime të rëndësishme, të dielën (27 shtator) e ka festuar ditëlindjen e saj të 48-të.

Me këtë rast, ajo ka zgjedhur të pozojë e gjitha e zhveshur dhe fotografinë e ka shpërndarë në profilet e saja në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/gwynethpaltrow)

“Me asgjë, pos veshjes së ditës time të lindjes… Faleminderit shumë për urimet për ditëlindje…”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Paltrow është vlerësuar për paraqitjet e saja në filmat, si “Seven” (1995), “Emma” (1996), “Sliding Doors” (1998) e “A Perfect Murder” (1998). Ndërsa mes tjerash e ka fituar një çmim Oscar, Golden Globe dhe Primetime Emmy AWard. /Telegrafi/