Site icon Telegrafi

Gwyneth Paltrow për dietë shton në lëng përbërsinë “sex dust”

Uebfaqja “lifte style” i Gwyneth Paltrow është vazhdimisht burim habie për lexuesit që nga këshillat për trajtimin e vaginës me avuj deri tek këshillat për “rëndësinë e gogësimës”.

Jo çuditërisht, së fundmi një recetë për përgatitjen e një lëngu në mëngjes ka shkaktuar shumë debate pasi njerëzit kanë evidentuar faktin se shumë nga përbërësit nuk duken si gjëra reale.

Paltrow raportohet se pi një nga këta lëngje çdo mëngjes “dhe kur nuk e ka si qëllim detoksifikimin. Receta ofron zgjedhje të ndryshme në varësi të ditëve të javës. Për shembull “spirit dust” (pluhuri i shpirtit përkthehet), i cili kushton 65 dollarë disa gramë, i nevojshëm për të përjetuar në maksimum ngjarjet e jetës, “brain dust” apo pluhuri i trurit (55 dollarë), i cili lufton lodhjen mendore dhe “sex dust” apo pluhuri i seksit, të cilin e kuptoni vetë se për çfarë shërben.

Ndërkohë reagimet e njerëzve ishin më së shumti shfaqje habie, pasi nuk ishin shumë të sigurt se çfarë të bënin me këto.

Lëngu gjithashtu kërkonte dhe shumë përbërës të paqartë si “maca, ashwagandha, ho shou wu and cordyceps”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version