Site icon Telegrafi

Gwyneth Paltrow fiton gjyqin për aksidentin në skijim, merr afro një milionë euro dëmshpërblim

Gwyneth Paltrow fitoi gjyqin e saj të diskutueshëm për aksidenti në skijim nga i cili mori një dollarë dëmshpërblim (918 mijw euro).

Vendimi u shpall të enjten pasdite, me jurinë që vendosi se ajo nuk është fajtore për incidentin e vitit 2016 me mjekun në pension Terry Sanderson.

Paltrow, 50 vjeç, u pa duke buzëqeshur pasi mori lajmin, ndërsa Sanderson, 76 vjeç, tundi kokën në shenjë disfate.

Foto: AP

Fituesja e “Oscar” ishte në Deer Valley Resort në Park City, Utah, me bashkëshortin Brad Falchuk, dy fëmijët e tij dhe fëmijët e saj – vajzën Apple dhe djalin Moses – kur ndodhi incidenti.

Tre vjet më vonë, Sanderson akuzoi Paltrow se e la atë me një dëmtim traumatik të trurit dhe brinjë të thyera pretendoi se ajo thjesht “u ngrit, u kthye dhe u largua me ski” – të gjitha këto që ajo i mohoi.

Foto: AP

Sanderson fillimisht kërkoi më shumë se tre milionë dollarë (2.7 milionë euro) dëmshpërblim, megjithëse avokatët e tij më vonë e ulën këtë shifër në 300,000 dollarë (275 mijë dollarë.

Paltrow u kundërpërgjigj për një dëmshpërblim “simbolik” prej 1 dollarësh, si dhe tarifat e avokatëve të saj, duke pretenduar se Sanderson ishte ai që kishte shkaktuar në të vërtetë përplasjen.

Gjatë gjithë gjyqit, themeluesja e “Goop” bëri bujë për citimet e saj të çuditshme.

“Epo, humba gjysmë dite duke bërë ski ”, tha ajo gjatë ditës së parë të dëshmisë së saj më 24 mars.

Foto: AP

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen për faljen e saj të pashtershme që i tha Sandersonit se ai hyri me ski në “të pasmet e saj”.

“Kërkoj falje për gjuhën time të keqe, ky nuk është zakoni im”, tha ajo para gjykatës në një moment.

Kur u pyet nëse kundërpadia e saj për një dollar simbolik ishte frymëzuar nga Taylor Swift – e cila kundërpaditi DJ radiofonik David Mueller për të njëjtën shumë në vitin 2017 – Paltrow minimizoi lidhjet e saj me yllin e popit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version