Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk janë të fejuar.
Çifti e konfirmoi këtë lajm për relacionin e tyre me anë të një komunikate të përbashkët.
“Ne ndihemi shumë me fat që jemi së bashku në këtë rrugëtim, kur suksesi i përbashkët dhe dështimet mund të shërbejnë si bllok për jetë dhe lidhje të shëndetshme”, shkruan në komunikatën e çiftit.
Paltroë dhe Falchuk kanë reaguar vetëm tash për fejesën e tyre, edhe pse Entertainment Tonight raportoi se ata tashmë ishin të fejuar prej një viti.
Paltrow më parë ka qenë e martuar me vokalistin e Coldplay, Chris Martin.
Një burim i tha revistës “People” në nëntor se Chris dhe Brad janë takuar dias herë duke thënë se ata kanë pasur gjuhë të përbashkët në shumë gjëra.
Falchuk ka dy fëmijë nga martesa e tij me Suzanne Bukinik me të cilën ishte ndarë në mars të vitit 2013.
/Telegrafi/