Gwyneth Paltrow pretendoi se fillimisht mendoi se burri që u përplas me të gjatë një incidenti skijimi në vitin 2016 po përpiqej ta sulmonte seksualisht.
Kur aktorja e “Iron Man” dha qëndrimin e saj të premten (24 mars), ajo shpjegoi perspektivën e saj për aksidentin.
Ajo pohoi se, fillimisht, kishte dëgjuar “një zhurmë të çuditshme” pas saj teksa bënte ski në Deer Valley Resort, sipas TMZ.
Paltrow më pas deklaroi se ajo “ngriu” dhe u ‘zemërua’ kur skiatori – i cili më vonë do të zbulohej si Dr. Terry Sanderson – doli nga pas dhe i shtyu skitë mes këmbëve të saj.
“Unë isha duke bërë ski dhe dy ski erdhën mes skive të mia, duke më hapur këmbët. Dhe pastaj ishte një trup që më shtypte”, tha ajo, shkruan PageSix.
Pasi themeluesja e “Goop”, pretendoi se ajo mendonte se po sulmohej seksualisht, avokati i Sanderson, Kristin VanOrman, e refuzoi deklaratën e saj.
“”Çfarë ju bëri të mendoni se ishte një sulm seksual?”, tha ai.
Paltrow thjesht tha se “ishte një mendim i shpejtë që më kaloi në kokë”, duke shtuar: “Kishte një zhurmë të çuditshme gërmimi dhe një trup pas meje, kështu që po përpiqesha të kuptoja se çfarë po ndodhte. Mendimet më vinin shumë shpejt”.
VanOrman pyeti gjithashtu nëse Paltrow mund të interpretonte përshkrimin e saj të incidentit, megjithatë, ideja u hoq pasi avokati i aktores kundërshtoi.
Në janar 2019, Sanderson ngriti një padi kundër Paltrow, duke pretenduar se ajo kishte bërë ski “jashtë kontrollit” më 26 shkurt 2016, kur ajo u përplas me të dhe e la të vetëm për të trajtuar plagët e tij.
Ai pretendoi në atë kohë se ylli i “Shallow Hal” ishte i hutuar dhe po shkonte shumë shpejt, “duke e rrëzuar dhe duke i shkaktuar një dëmtim në tru, katër brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda”.
Sanderson më pas pretendoi se Paltrow thjesht “u ngrit, u kthye dhe u largua me ski”.
Muajin pasues, Paltrow ngriti një kundërpadi kundër Sanderson, duke pretenduar se ajo ishte e lënduara dhe jo mjeku
Gjatë deklaratave hapëse të gjyqit, avokati i fitueses së çmimit “Oscar” e përshkroi Sanderon si një person që ishte i dëshpëruar për famë dhe para.
Sanderson po kërkon 300,000 dollarë dëmshpërblim nga aktorja në padinë e tij për neglizhencë.
Fillimisht ai kërkoi 3.1 milionë dollarë, por vitin e kaluar, një gjykatës vendosi se ai nuk kishte të drejtë për dëmshpërblim.
Paltrow po kërkon një dëmshpërblim të vogël prej 1 dollarësh përveç që Sanderson të mbuloj shpenzimet e saj ligjore.
Dy fëmijët e saj, Apple, 18 vjeç dhe Moses, 16 vjeç, dhe bashkëshorti i saj tani, Brad Falchuk, 52 vjeç, pritet gjithë të japin deklarata gjatë gjyqit tetë-ditor në Utah. /Telegrafi/