Fustani, i cili është një ëndërr për çdo shëtitje buzë detit, sigurisht që është veshur nga një prej veteraneve më me stil të Hollywoodit
Gwyneth Paltrow është parë së bashku me miken e saj Sheryl Berkoff, gruaja e aktorit Rob Lowe, duke bërë pazar dhe duke shijuar motin me diell.
Gwyneth dukej shumë bukur me një fustan veror të lehtë me vija blu dhe të bardha, i cili ishte tepër i madh dhe arrinte të fshihte figurën e saj të hollë, transmeton Telegrafi.
Sigurisht, Gwyneth kishte në mendje rehatinë dhe donte që ky të ishte qëllimi i saj kryesor kur zgjodhi këtë pjesë për shëtitje. Është i lehtë, ka hapësirë shtesë, freskon bukur dhe duket shumë bukur.
Ato janë parë më parë së bashku duke mbajtur mbi supe çanta të thurura, me siguri ato që kanë blerë në dyqan.
Paltrow e ka përshtatur dukjen e saj me atlete të bardha Adidas Samba (si Sheryl), të cilat kanë qenë shumë të njohura kohët e fundit dhe në kokë mbante syze të zeza në formë katrore, së bashku me një gjerdan ngjyrë bruz në qafë.
Nëse thjesht po planifikoni të shkoni me pushime, kjo është mundësia e duhur për të blerë një fustan veror të gjerë, për një arratisje të këndshme dhe një shëtitje në plazh. /Telegrafi/