Site icon Telegrafi

Gwyneth Paltrow arrin marrëveshje paramartesore me Brad Falchuk

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk janë pranë kurorëzimit të lidhjes së tyre.

Dyshja e dashuruar kanë rënë dakord të nënshkruajnë kushtet para se të martohen, sepse ata të dy kanë pasuritë e tyre, si dhe fëmijët nga marrëdhëniet e mëparshme.

Një burim i tha E! News se “Po, ka një marrëveshje paramartesore. Ishte shumë e lehtë dhe të dy janë të kënaqur me kushtet. Ky ishte vetëm një nga hapat në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, të dy kanë qenë të martuar më parë dhe mendonin se kjo duhej të ndodhte. Secili ka pasuri dhe fëmijë nga martesat e mëparshme kështu që ka kuptim që të kenë një marrëveshje. Nuk ka pasur befasi dhe ishte një proces i shpejtë”.

Ndërkohë, aktorja 45-vjeçare më parë e pranoi se ndihet si një “21-vjeçare” tani po planifikon martesën dhe është e ngazëllyer për “gjithçka” që ka të bëjë me ditën e saj të madhe.

“Jam e ngazëllyer për gjithçka, kurrë nuk kam pasur një dasmë, kështu që edhe pse jam 45-vjeçare, ndjehem sikur një 21-vjeçare”, tha aktorja.

Megjithatë, Gwyneth nuk e imagjinon se do të ketë një martesë “të madhe” me Bradin dhe në vend të kësaj do të preferonte një ceremoni të vogël.

“Mendoj se jam shumë e vjetër për të pasur një martesë të madhe dhe një fustan të bardhë”, tha aktorja. /Telegrafi/

Exit mobile version