Telegrafi

Gwen Stefani nuk ishte serioze në karrierën solo

Këngëtarja e cila u bashkua me grupin e saj nga fillimi i karrierës “No Doubt”, thotë se përkundër faktit se kishte shitur miliona kopje të albumeve solo, zemra e saj i përkiste grupit.

“Unë ndihem më natyrale në grup. Këngët solo më lejuan të kuptoj anën time vajzërore, por kurrë nuk është menduar ta marr seriozisht. Ishte thjesht një projekt arti që shkoi më shumë se që kam pritur. Grupi kurrë nuk pushoi së ekzistuari, ne e kemi ditur se do ta realizojmë këtë album”, ka thënë Stefani. /Telegrafi/