Telegrafi

Gwen dhe Blake të lumtur me kooperimin

Ata janë në lidhje romantike për më pak se një vit, por kjo nuk i ka penguar që të punojnë një këngë së bashku, e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri të këngëtarit të muzikës country.

Në një intervistë të fundit, Blake ka folur rreth asaj se si ishte të punonte me të dashurën e tij në një këngë, meqë ata vijnë nga zhanre aq të ndryshme të muzikës.

“Në ishim duke menduar se çfarë do të thonë njerëzit për bashkëpunimin tonë, si do të pritet, dhe gjerat e tjera. Dhe më pas thamë: E di se çfarë, kujt i intereson”, u shpreh ai.

“Kënga ‘Go Ahead And Break My heart’ më pëlqen! Është e rëndësishme për ne edhe me faktin që e shkruam së bashku”, shtoi ai. /Telegrafi/