Josko Gvardiol është pranë largimit nga RB Leipzig, pas një viti fantastik dhe paraqitjeve të shkëlqyera në Kampionatin Botëror me Kroacinë.
Por pasi e fituan medaljen e bronztë me Kroacinë, futbollistët kroatë e kishin tepruar me pijen në klube të natës në Zagreb.
Qendërmbrojtësit kroat Josko Gvardiol i kishin dalë në publik disa foto duke pirë cigare dhe me tu rikthyer në Gjermani ai ka folur për këtë temë.
Megjithatë 20-vjeçari ka thënë se nuk pendohet që ka tymosur cigare pasi ishte festë pas një suksesi të madh që kishte arritur.
“Nuk kam për çfarë të pendohem. Ne fituam medaljen e brzontë. Mund të jetë joprofesionale, por në atë moment të gjithë ishim të lumtur”.
“Ishim jashtë. Pse jo? E di kur të vij në klub që për gjashtë muajt e ardhshëm do të përqendrohem për klubin sa më shumë që të jetë e mundur”, deklaroi qendërmbrojtësi kroat.
Por duket se kroati mund të largohet edhe në janar nga Leipzig, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Chelsea, Real Madrid, Man City, Man Utd e Bayern Munich janë top klubet evropiane që janë vënë pas kroatit, por Leipzig kërkon 120 milionë euro për shitjen e Gvardiol. /Telegrafi/