Telegrafi

Guvernatorja e Maqedonisë Angellovska-Bezhoska jep deklaratën solemne para Xhaferit

Anita Angelovksa-Bezhoska pas deklaratës solemne para kryeparlamentarit Talat Xhaferi edhe zyrtarisht sot u bë guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bezhoska si njeri i parë i Bankës Popullore vjen në vendin e Dimitar Bogov. Bogov pasi u tërhoq nga rikandidimi për guvernator, ai propozoi Bezhoska për guvernator të ardhshme të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Ajo erdhi në vendin e Bogovit pas kontradiktave mes partive politike në Maqedoni për pasardhësin e Bogovit. Presidenti Ivanov dhe LSDM-ja së bashku me shumicën parlamentare, nuk pranonte që të zgjidhet kryeguvernator kandidati i tyre. Tanimë guvernatorja e BPRM-së është një zgjidhje konsensusi mes gjithë palëve. /Telegrafi/