Site icon Telegrafi

Guvernatorja e BP-së realizoi takim me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore

Guvernatorja e Bankës Popullore (BP) realizoi takim me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angellovska Bezhoska, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), u takua me zyrtarë të lartë të këtyre dy institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë takimet me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Anthony de Lanoy, Drejtorin e Drejtorisë së FMN-së për Evropë, Paul Thomsen, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Frank Hemskirk, nënkryetarin e Bankës Botërore, Siril Muller, nënkryetarët e IFC, Georgina Baker dhe Vibke Schloomer, ekipe menaxheriale nga fondet e investimeve dhe bankat, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska pati takime me krerët e disa drejtorëve të FMN-së, duke përfshirë departamentet statistikore, tregjet monetare dhe kapitale dhe çështjet fiskale.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan rezultatet e arritura nga bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm me FMN dhe mundësitë për përmirësim të mëtejshëm të punës së Fondin Ndërkombëtar Monetar, përmes bashkëpunimit teknik dhe këshillimor në fushat e standardeve të raportimit statistikor dhe përmirësimit të modeleve për dizajn ekonomik.

Së bashku me Ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, guvernatorja e BP-së udhëhoqën delegacionin e Republikës së Maqedonisë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të mbajtur këtë vit në Indonezi./Telegrafi/

Exit mobile version