Telegrafi

Guvernatori i Oklahomas së SHBA-së rezulton pozitiv me coronavirus

Guvernatori i Oklahomas, Kevin Stitt, njoftoi të mërkurën se rezultoi pozitiv me coronavirus, ai besohet të jetë guvernatori i parë i SHBA-së me COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stitt e bëri lajmin të ditur gjatë një video-konference për medie.

“Dje e bëra testin e coronavirusit, dhe rezultova pozitiv”, u shpreh guvernatori.

“Ndihem mirë, megjithëse dje kisha dhimbje të lehta, nuk pata edhe temperaturë, potencoi zyrtari.

Stitt ishte njëri nga mysafirët e presidentit amerikan, Donald Trump, në fushatën e Tulsas më 20 qershor.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 3.4 milionë, kurse 136 mijë persona kanë vdekur. Vetëm gjatë 24 orëve shteti i Oklahomas raportoi rreth 993 të infektuar nga virusi. /Telegrafi/