Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Në këtë takim, Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së, si lehtësimi i barrës së pagesës së obligimeve kreditore.
Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 ka qenë e angazhuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa, përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e gastronomëve shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar. /Telegrafi/