Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në Konferencën e 7-të Vjetore të Hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë, me moton : Rreth një dekadë pas krizës – Drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare, po zhvillon punimet Konferenca e 7-të Vjetore e Hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë.
Në këtë Konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e politikëbërjes dhe bota akademike, me qëllim të vetëm që të mundësojnë një terren për një debat mbi çështjet relevante ekonomike.
Ndërkohë në Panelin e Guvernatorëve në cilësinë e folësve po marrin pjesë përveç Guvernatorit Mehmeti edhe Guvernatorët e Regjionit si : Maqedonia, Kroacia, Shqipëria si dhe Guvernatori i Bankës së Belgjikës.
Ndër pjesëmarrës janë edhe zyrtarë të lartë të Bankës së Sllovenisë, Polonisë, Çekisë pastaj të institucioneve financiare si; FMN, BERZH dhe nga JVI. Kjo Konferencë organizohet tashmë tradicionalisht për të shënuar përvjetorin e pavarësisë monetare të vendit.
Tema e këtij viti në këtë Konferencë nxjerr në pah nevojën për të siguruar një përmbledhje të mësimeve që kanë dalë nga kriza si dhe për të përshkruar pasojat dhe nevojat e mundshme për ridizajnimin e politikave dhe për t’i adresuar ato në mënyrë adekuate në mjediset e ndryshme.
Punimet e kësaj Konference po zhvillohen në Ohër të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/