Site icon Telegrafi

Guvernatori Mehmeti merr mbështetje nga presidenti i BaFin, Felix Hufeld

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë vizitës zyrtare në Bonn dhe Frankfurt të Gjermanisë ka takuar presidentin e Autoritetit Federal Mbikëqyrës Financiar (BaFin), Felix Hufeld.

Në këtë takim Mehmeti e ka informuar Presidentin e BaFin, Hufeld, lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar në pergjithesi dhe sektorin bankar në veçanti.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që BaFin dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Nga ana tjetër, presidenti i BaFin, Hufeld fillimisht e ka uruar Guvernatorin Fehmi Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke i uruar mirëseardhje në BaFin dhe e siguroi atë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dy auroriteteve.

Në ditët në vijim, Guvernatori Mehmeti do të ketë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të BundesBank-ës dhe Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version