Site icon Telegrafi

Pas goditjes së tornados, guvernatori i Kentuckyt: Më shumë se 100 ende konsiderohen të zhdukur dhe 74 kanë vdekur

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear tha se më shumë se 100 njerëz janë ende të zhdukur, së bashku me 74 banorë të vdekur.

Shteti i Kentucky është goditur më së rëndi nga disa tornado që kanë ndodhur ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ka një lajm të mirë, është se numri i vdekjeve nuk është rritur që nga dje”, tha Beshear në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se tetë të vdekurit janë ende të paidentifikuar “Ne humbëm foshnja nga dy muaj deri në 98 vjeç”.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Joseph Biden, ka shpallur gjendjen e katastrofës së rëndë në atë shtet federal, gjë që mundëson ndarjen e ndihmës federale shtesë.

Ai njofton se do të vizitojë zonën e prekur sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Exit mobile version