Është normale që politikanët të bëjnë ndonjë fotografi me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, pas dhënies së ndonjë fjalimi të rëndësishëm.
Por çfarë ka ndodhur së fundmi ka qenë një skenë që ka bërë të gjithë të pranishmit të brohorasin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur Gavin Newsom, i cili u betua si guvernatori i 40-të i Kalifornisë, u paraqit në skenë.
Ndërsa Newsom po mbante fjalimin e tij të përurimit, djali i tij dyvjeçar, Dutch, shkoi në skenë, pas së cilës Newsom e mbajti atë në krahë.
Më vonë, ai e ktheu vogëlushin në dysheme, duke shpresuar që ai të dilte nga skena, por fëmija qëndroi i përhumbur, në një moment madje edhe dukje u fshehur, gjë që shkaktoi të qeshura të audiencës.
Dhe pas disa tentimeve për ta larguar nga aty, më në fund ia arritën.
Ndryshe, siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, Newsom, një ish-kryebashkiak i San Franciskos, e ka pozicionuar veten si kandidat anti-Trump dhe thotë se do të përdorë pozicionin e tij për të “ofruar një alternativë ndaj korrupsionit dhe paaftësisë në Shtëpinë e Bardhë”.
Shumë besojnë se Newsom ka gjithashtu ambicie për politikën kombëtare dhe një moment simpatik me familjen e tij nuk do t’i ketë bërë asnjë dëm. /Telegrafi/